TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin, Edi Rama se po e largon vendin çdo ditë e më shumë nga e ardhmja europiane me planet e tij me Beogradin.
Deklaratat lideri i selisë blu i bëri gjatë një takimi me demokratët në sheshin e Qytetit Studentit ku po zhvillojnë një përkujtimore në nder të ish-deputetit, Azem Hajdari u cili u vra mbrëmjen e 12 shtatorit të vitit 1998 bashkë me trupërojën e tij Besim Çerja.
Sali Berisha: Rama sot me Vuçiçin bën më shumë se ç’bëri Ramizi me Millosheviçin. Ishte një dështim i tmerrshëm historia e ish-kryetarit sepse ardhja e tij prezupozohej ardhja e një gjenerate, supozohej një ndryshim gjenerazional. Studentët u dërrmuan të shtunën në darkë dhe të diuelën u rikthyen në beteje. S’kemi alternativë tjetër vetëm të ngrihemi fuqishëm dhe do të jetë e sigurt vetëm me firmën tuaj, firmën e rinisë. Vepra e Azem Hajdarit uroj të ju frymëzoj ju dhe shqiptarët për të ecur në rrugën europiane. Sot ka Bashkim Europian por Rama preferon Beogradin. Është kohë që thërret me të gjithë forcën çdo të ri dhe qytetar të rikthejmë në Shqipëri Europën.