Gjatë një takimi me fermerët e Belshit, Berisha tha se në këtë mënyrë po vjen falimentimi i Shqipërisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se qeveria ka zeruar subvencionet për fermerët. Gjatë një takimi me fermerët e Belshit, Berisha tha se në këtë mënyrë po vjen falimentimi i Shqipërisë.
“Kam takuar edhe fermerë të tjerë, kërkojnë subvencion mbi bazën e prodhimit, s’ka gjë më të ndershme se kjo. Rikthehemi prap, Shqipëria në rrezik, po falimentuan fermerët, falimenton Shqipëria”, tha Berisha.
Më tej ai shtoi se Kosova po subvencionon 400 euro hektarin e grurit që mbjell dhe se Serbia po subvencionon hektarin 80 herë më shumë se ne.
“Këtu merrni zero. Serbia subvencionon hektarin 80 herë më shumë se ne. A ka, a duhet që t’i themim ndal kësaj rrokullie. S’mund të jenë fermerët njerëz të papërfillur, në mëshirë të motit e tregut. Nëse Kosova ka potencial të japë 400 euro për hektar gruri, Shqipëria ka potencial shumë më të madh, 1.5 herë më të madh potencialin. Por qeverisë nuk ja ndjen, janë një grup njerëzisht të cilët më shumë kujdesen për pasurinë e njëri-tjetrit dhe vetes së tyre dhe nuk kanë preukopim e dhembshuri se djersa juaj shkon dëm”, tha Berisha.