Ditën e sotme mbahet seanca plenare për të diskutuar Buxhetin 2025, teksa priten debate dhe diskutime të forta.
Në Kuvend pas më pak se një viti rikthehet kreu i PD-së, Sali Berisha, kjo pasi i’u hoq masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga GJKKO.
Seanca plenare nis në orën 10:00, teksa pritet miratimi nen për nen dhe në tërësi i buxhetit të vitit të ardhshëm.
Teksa kërkon shumicën e votave në Kuvend pritet të shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.
Buxheti 2025 u miratua në parim, në një maratonë 48 orëshe më 19 nëntor, me 75 vota pro, 40 vota kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk votuan.