Votat për shkarkimin e Lulzim Bashës vijojnë të numërohen në Kuvendin e iniciuar nga Sali Berisha ku morën pjesë dhe rreth 5 mijë delegatë sipas organizatorëve, ndërsa vjen lëvizja e fundit nga selia blu. Lulzim Basha kreu aktual i PD-së ka thirrur në orën 18:00 takim urgjent kryesinë e cila doli nga zgjedhjet e korrikut të këtij viti.
Ky organ sipas vendimeve të sotme të këtij kuvendit të mbajtur sot në Air Albania është zhbërë, së bashku me sekretariatet dhe 4 postet e nënkryetarit të Partisë Demokratike.
Ende nuk dihet se për çfarë është thirrur kryesia e PD-së nga kryetari Basha, por me siguri tanimë pas dhe numërimit të votave për shkarkimin e tij ky fundit duhet të nisë aksionin për reagimin ndaj ‘strukturave paralele’ të dala nga Kuvendi i sotëm.
Kujtojmë se PD sipas vendimeve të sotme të kuvendit do të udhëhiqet në rithemelimin e saj prej 29 anëtarësh, mes tyre dhe Sali Berisha.