Berisha: Sot jemi më afër Serbisë sesa BE-së

0

Berisha nga Shkodra renditi disa rekorde të qeverisë Rama, të cilat ua i cilësoi si të zeza.

Berisha tha se nënë qeverisjen e Ramën, për 8 vite, vendi ynë ka bërë hapa pas dhe është afruar më shumë me Serbinë se sa BE-në.

Berisha: Sot po ndalem shkurtimisht në rekordet më të zeza të kësaj qeverie. Shkodra ka njohur arrestime të mëdha në regjimin e Hoxhës, por numri më i madh i arrestimeve në vend ka qenë në vtin 2015 me 38 mijë qytetarë të arrestuar për dritat. Një skizoik që kishte qejf hekurat arrestonte qytetarët. Në asnjë vend të botë nuk arrestohen, por priten dritat dhe uji. Në 8 vite Rama ka bërë 34 kilometra autostradë, sepse 8-fishoi çmimin e punimeve publike dhe 15-fishoi tenderat sekretë.

Ne kemi rekordet më të lartë në botë nga vdekjet nga pandemia. Qindra shkolla janë mbyllur në të gjitha anët. Jemi shndërruar në delen e zezë të Ballkanit dhe të Evropës. Në vend që të ecnin drejt BE-së, ashtu sikurse kemi ecur, që në fakt është një rrugë e vështirë. Në 8 vite kemi qenë ne vendnumëro. Sot jemi 10 herë më afër me Serbinë se sa BE-në. Pse integrimi me Serbinë paska qenë problemi ynë?

Kancelarja Merkel krijoi procesin e Belinit, ndërsa ky krijonte minishengeni e Novi Sadit për të krijuar hegjemoninë e Serbisë, nën urdhrat e Vuçiçit. Edhe Van Der Layen tha të njëjtën gjë, se kjo tjetra është mollë sherri. Akti i Vuçiç, që rrethoi me tanke Kosovën, një aventurier, bëri që ata të mos merreshin më me ata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu