Berisha: Sot në Shqipëri, si në Rusi, persekutohen nga prokurorët politikë drejtuesit e opozitës

0

Nga protesta e opozitës përballë kryeministrisë, kreu i PD-së Sali Berisha tha se Rama zëvendësoi shtetin ligjor me narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, emëroi në krye të rendit balozët e drogës, Tahirin, Xhafën, Ballën.

Ai shtoi se sot në Shqipëri, si në Rusinë e Putinit, ndiqen dhe persekutohen nga prokurorët politikë, drejtuesit e forcave kryesore opozitare.
Berisha: Të gjithë jemi dëshmitarë se si Edi Rama për zëvendësimin e shtetit ligjor me narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, emëroi në krye të rendit balozët e drogës, Tahirin, Xhafën, Ballën. Korruptoi dhe angazhoi si këshilltarë delinkuantë McGonigalin dhe Coldean. Vëllai i tij Olti udhëhoqi klanin e Xibrakës. Bashkë me kanabizmin e Shqipërisë nisën vjedhjet më barbare në historinë e vendit. Në 11 vite, nga buxheti total i shtetit prej 57 miliardë euro, vetëm 9 miliardë janë përdorur për rrogat e shqiptarëve. 47 miliardë të tjera janë zhdukur në honet e korrupsionit.

Disa miliarda euro pasuri publike po vidhen nga Rama me Dubai Cityn, portin e Durrësit dhe trafikantët si investitorë strategjikë. Këta bastardë zhdukën qindra milionë për një incenerator që nuk ekziston dhe Duman mercenari amniston Erion Veliajn vetëm pse paratë i ka vjedhur me Edi Ramën. Ilir Beqja arresohet për vjedhjen e 150 mijë euro nga fondet e BE, por ai amnistohet nga Dumani dhe nuk ka akuzë për 300 milionë euro që u ka vjedhur shqiptarëve me Edi Ramën. Kjo është e tmerrshme.

Por pse amnistohen Beqaj, Veliaj dhe të tjerë? Pse dënohet Saimir Tahiri për shpërdorim detyre kur ka bërë trafik ndërkombëtar droge? Përgjigja është vetëm një, kjo ndodh sepse koka e tyre e krimeve është Edi Rama. Sepse drejtësia e re është bërë për të zbatuar urdhrat e Edi Ramës, për procese politike dhe për të prodhuar statistika kallp për mashtrimin e shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Sepse drejtësia e re është bërë për t’u nxirë jetën shqiptarëve duke pritur për një vendim gjyqësor 15 vite. Se ajo është bërë për t’u mohuar drejtësinë shqiptarëve dhe ky është një krim i shëmtuar.

Miqtë e mi, të gjithë këto zhvillime kanë sjellë një realitet të ri alarmant për shqiptarët. Ato kanë sjellë urinë e fëmijëve, vdekjen e shqiptarëve për ilaçe. Ato kanë sjellë instalimin, vendosjen në Shqipëri të diktaturës së bazuar në aleancën e pushtetit me krimin,  vjedhjen dhe drogën. Shndërrimin e votës në krim dhe krimit në votë dhe bllokimin e rotacionit politik. Sot në Shqipëri, si në Rusinë e Putinit, ndiqen dhe persekutohen nga prokurorët politikë, drejtuesit e forcave kryesore opozitare. Kandidatët e opozitës që zgjidhen kryetarë bashkie burgosen vetëm pse nuk plotësojnë interesat mafioze të Edi Ramës. Ndërsa Edi Rama, rilindësit e tij të shpifur kanë siguruar të paktën 15 breza dhe në mos më shumë me pasuri përrallore të vjedhura shqiptarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu