Berisha sot në Vlorë/ Simpatizantet janë mbledhur para pallatit të kulturës (VIDEO)

0

Turi i ish-Kryeministrit Sali Berisha në bazën demokrate do të ndalet sot pasdite në Vlorë. Berisha ka njoftuar se takimi i radhës i “Foltores” do ta mbahet në Pallatin e Kulturës.

Simpatizantet janë mbledhur dhe po presin ardhjen e tij.

Ky është takimi i tretë që ish-Kryeministri do të zhvillojë me bazën e Partisë Demokratike, pas dy tubimeve të para që zhvilloi në Tiranë dhe Fier.

Të shumtë Demokratët e Vlorës në pritje të ardhjes së Sali Berishës. Mbwshtetës së tij deputetet Bujar Leskaj, Flamur Noka, Ish presidenti Nishani kreu i PD së vlorës Genc Deromema

Berisha ka kundërshtuar vendimin e Bashës për largimin e tij nga grupi parlamentar, duke e konsideruar atë “thikë pas shpine”, ndërsa ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu