Berisha sulmon diplomaten e SHBA-ve Yuri Kim: Sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

Ai tha nga Air Albania, atje ku po mbahrt edhe Kuvendin, se diplomatja Kim sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik ne Tiranë.

“Miqtë e mi, foltorja ishte uragani që kaloi nga qyteti në qytet, nga salla në sallë dhe që pushtoi mendjen dhe zemrat e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Presheve dhe Diasporë, kudo ju janë shqiptarët. Kurrë ndonjëherë shqiptarë nga vitet ’90 e deri më sot nuk kanë ndjekur më me pasion, më me interes, më me dashuri seç kanë ndjekur foltoren e demokratëve shqiptarë. Foltorja ishte vendi ku ju debatuat dhe morët përgjegjësi dhe kërkuat që PD të rithemelohej. Të rithemelohet mbi vlerat dhe parimet dhe statutin e saj. Foltorja faktikisht rithemeloi partinë e lirive tona, e lirisë së tregut, e vlerave konservatore, e dinjitetit njerëzor. Ndaj dhe sot unë dua të përulem me nderim të madh para atyre dhjetra mijëra qytetarëve që me guxim mbushën sallat para atyre mijëra delegatëve që me firmën e tyre bënë të mundur mbledhjen e Kuvendit sot. Miqtë e mi, ne jemi dhe mbetemi parti e vokacionit perëndimor të popullit shqiptar, e parashikuar kjo në mënyrë gjeniale. E duke i shtuar këto nga zemrat e rinisë studentore te brohoritjet “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu