Berisha: Synojmë barazinë gjinore e vlerat konservatore, s’do ketë ligje ateiste

0

Sali Berisha: Ndaj ai bashkëpunoi. Ajo që unë nuk pranoja dot është mungesa e sovranitetit. SHBA-të nuk kanë qenë kurrë një fuqi koloniale, ata janë vendi i lirisë, kurrë nuk pranohet që ata të diktojnë se çfarë do të bëjë Shqipëria, kush duhet të futet në parlament dhe kush jo, këtë s’e bëjnë ata, këtë e bën mafia e George Soros. Sot ju jeni pjesa më e shkolluar e Shqipërisë, sot në tetë ekselenca, gjashtë janë patjetër vajza. Dhe kjo falë meritës suaj. Ajo që ne do të bëjmë së bashku është gjithçka për të civilizuar familjen. Duhet të kemi një familje të shëndetshme, duhet të kemi një familje që jeton, që prodhon vlera, ky është kusht kryesor. A e kishim ne parasysh në vitet e pushtetit, ju garantoj që e kishim, ndoshta edhe më shumë duhej. Shkoni në universitete dhe shikoni, domunojnë kudo vajzat, tek ekselencat dhe ata që kthehen nga jashtë. Megjithatë diferenca mes pagave mes burrav e grave ishte 36% kur në erdhëm në pushtet. Megjithatë ne arritëm të ngrinim pagat në sektorët kur gratë ishin shumicë absolute. Hodhëm bazat për kryefamiljarë businessëomen, ishin 100 herë më korrekte gratë se sa burrat. Disa prej tyre i merrnin dhe shkonin në bixhoz. Familjet shqiptare sakrifikojnë për vajzën e tyre në shkollë, kemi nivele shumë të mira si përqindje. Por kjo do shprehet në të gjitha nivelet, në vendimmarrrje në Kuvende, drejtësi, borde e çdo fushë. Përpjekja jonë e madhe do të jetë barazia gjinore. Ne do të kthejmë vlerat konservatore, traditën e familjeve tona. Ligje ateiste s’do të ketë kurrë, ateizmi ishte feja e komunizmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu