“Berisha të mbledhë që tani noterët”, Spartak Ngjela ‘shpërthen’ ndaj Ristanit: O derëzi, nuk e rrëzoni dot Bashën!

0

Pjesë nga diskutimi:

Spartak Ngjela: Mos më fut me injorantë në diskutim!

Ristani: PD Kuvendin e ka me funksionarët e kësaj dhe anëtarët janë në detyrë.

Ngjela: O zotëri se ke qenë dhe jurist, ju thashë është permanent, nuk e rrëzoni dot Bashën o derëzi se e njoh politikën.

Ristani: 25% duhet…

Ngjela
: Çfarë rëndësie ka numri, 25% u mblodh, erdhi Kuvendi, Ristan Stop me 25% të votave…
do më lësh të flas apo të pres marrëdhëniet me ty?!

Ore Ristan, nuk ka gjyqtar nën 50vjec në Angli. Ja u mblodh Kuvendi, më pas kontrollohen firmat, me akt noterial të gjitha. Pra problemi qëndron se identifikimi i secilit është me akt. Të gjithë anëtarët duhet të vijnë, edhe deputetët, kryetari është i detyruar ta drejtojë.

Ristani:Nuk e drejton kryetari, fol tamam!

Ngjela: Loja, votat 50+1 duhet të jenë, jo 25%. A e dini ju kush e mbron Bashën? Uashiingtoni. Falsifikimi I firmave për një process të tillë është vepër penale, prandaj Saliu të mbledhë që tani noterët dhe sërish nuk e fiton dot. Ju nuk e njihni politikën e Saliut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu