Berisha tregon emrin e ministrit që nxori informacionin për arrestimin e Dakos

0

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se ka nxjerrë informacionin për arrestimin e Vangjush Dakos 4 ditë përpara se të dilte vendimi.

Duke folur në Kuvend ai tha se “Vendin e ke te Gjushi ti, 4 ditë përpara e dekonspirove dhe tani i thonë SPAK-ut kush e nxori sekretin. Ky merr përsipër të gjitha pazaret e Ramës. Kush ia tha Durrësit? Ti ia the. Je ti një lloj jagoje që ke shok vetëm veten”, tha Berisha.

  • Duke komentuar raportin vjetor të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ish kryeministri tha se “Ky është komisioneri i shitjes së të dhënave. Ky pretendon se ka një ligj dhe e zbaton. Ligji i thyhet jo një, dy, por 1 milion herë. Ligji shkelmohet për të ndihmuar së pari armiqtë e Shqipërisë duke nxjerrë në shesh të gjithë organigramën dhe të dhënat e SHISH. Ligji thyhet për të ndihmuar klanet e tmerrshme të mafies shqiptare, në Ballkan dhe në botë. Të gjitha targat u nxorën në treg nga këta që rrinë mbrapa shpine. Ligji mbron të dhënat personale, por ato iu dhanë patronazhistëve të kuq. A e dini ju që këta patronazhistë edhe në zgjedhjet e fundit kërcënuan burra e gra se “të bëjmë copa, të marrin shpirtin”?”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu