Berisha tregon skenarin e protestës: Do ta kallim

0

Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka paralajmëruar zhvillime të forta në protestën e opozitës që pritet të mbahet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se protesta do të jetë një “kryengritje paqësore”, e cila sipas tij “do të njohë dimensione të reja” dhe do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Berisha e cilësoi kryeministrin si “kufomë politike” dhe duke theksuar se opozita do t’i japë, sipas
“Do të ketë revoltë! Kryengritja jonë paqësore do të njohë dimensione të reja. Është e pandalshme deri në largimin e Ramës.

E patë se si në fjalën e tij ai tejkaloi dhe kohëzgjatjen e fjalimeve të Gadafit dhe Fidel Kastros. Në fakt nëse e rikthen pas, kishin shqiptarët para një kufomë politike të pakallur.

Ne do ta kallim atë. Do t’i japim vendin që meriton.”, tha ai.