Qeveria aktuale është qeveria e shkatërrimit të bizneseve të fermerëve shqiptarë. Në qoftë se ju i hidhni një sy statistikave zyrtare, ju do gjeni një rënie dramatike nga viti 2013 gjer sot, një përgjysmim dhe më shumë se përgjysmim në blegtori dhe sera dhe një rënie të ndjeshme të prodhimit bujqësor. PD do bëjë gjithçka për suksesin e fermerit shqiptar. Së pari do subvencionojë për çdo prodhim, për çdo fidan të mbjellë dhe çdo kokë bagëti. Së dyti do vendosë sistemin simetrik të taksës, jo siç është sot asimetrik që ndëshkon fermerët dhe prodhimit e vendit.
Së treti, do krijojë Bankën e Zhvillimit, një projekt ky i vitit 2012 që e kishim ne, tani e ka premtuar edhe krahu tjetër, por le të marrë projektet se i zbatojmë vetë, megjithatë i garantojmë fermerët se do vendoset sistemi i kreditimit të butë për ët githë fermerët, përveç subvencionit.
Subvencioni për çdo fidan, krerë bagëti dhe njësi prodhimi dhe ne do arrijmë në subvencione të barabarta me vendet e tjera të rajonit. PD do të rirganizojë tërësisht konsultën dhe shërbimin ndaj fermerëve shqiptarë. Do ketë një kontroll të rreptë ndaj inputeve bujqësore që të mos ndodhë kjo që ndodh sot, që prodhimet tona kthehen nga eksportet.
Shqipëria ka potenciale shumë të mëdha në të gjitha fushat e bujqësisë dhe blegotirsë. Prodhimet do mbrohen. Nuk ka vend në botë që nuk mbron prodhimet e veta bujqësore. Edi Rama kreu një krim të shëmtuar me Ballkanin e Hapur. Hapi kufijtë ndaj prodhimeve të Serbisë dhe la në fushë prodhimet e fermerëve shqiptarë. Kjo merr fund, Ballkani i Hapur pas datës 11 maj nuk ekziston.
Nuk jemi ne kundër tregtisë së lirë, por jemi kundër tregtisë ku njëri hap dyert dhe tjetri vërshon dhe mbyt tregun. Kjo nuk është tregti e lirë. Tregtia e lirë ka norma.
Në qoftë se Serbia ka investuar, po marr një shifër arbitrare, 1 mijë euro për hektar, Shqipëria nuk ka investuar as 10 euro për hektar. Natyrisht këto nuk mund të krahasohen. Ky që ka marrë 10 euro nga shteti, kërkon mbrojtje se ndryshe nuk do ekzistojë. Shteti së pari do rrisë subvencionin, së dyti do mbrojë shitjen e prodhimit.