Ish-kryeministri Sali Berisha duket më entuziast për koalicionin e tij me LSI-në se kurrë më parë.
Ai ka postuar në faqen e tij në Facebook disa fotografi nga vende të ndryshme të botës, ku në ndërtesa ikonike është vendosur me fotoshop logo e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.
“Logo e Shtëpisë së Lirisë bëhet planetare!! Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Fitore! Sb”, shkruan Berisha, duke i shitur fotografitë si të vërteta.