Berisha zbulon lëvizjen e radhës: Dyshtetësi! Nëse shqiptarët në Kosovë duan pasaportën tonë, mund ta marrin…

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se do të bëjë një propozim për shtetësi të dyfishtë për shqiptarët e Kosovës.

Gjatë takimit me sipërmarrësit në selinë blu, ish-kryeministri shtoi se kjo i takon Kosovës, nëse do ta pranojë apo jo. Sipas Berishës, këtë gjë nuk e bën dot Edi Rama pasi ky i fundit ka alergji të theksuar për Kosovën.

“Do bëjmë gjithçka në çdo aspekt për suksesin e fermës dhe të prodhimit. Në planin tonë ne kemi qenë dhe jemi për heqjen e doganave, ose për dyshtetësi. Shtetësi nëse shqiptarët në Kosovë duan të kenë atë shqiptare…natyrisht kjo kërkon marrëveshje qeveritare se Shqipëria marrëveshje të njëanshme nuk bën dot. Por unë nuk shoh asnjë problem dhe çdo shqiptar që do mund të marrë shtetësinë në Shqipëri, në Kosovë, ose në njërin vend. Mos prisni ta bëjë Edi Rama. Ky ka alergji ndaj Kosovës”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu