Berlini refuzon të mbështesë kompanitë që duan të investojnë në Kinë

0

Një zëdhënës i Volkswagen konfirmoi se kompania ka paraqitur aplikime për garanci investimi, duke shtuar se ende nuk kishte marrë një vendim zyrtar nga ministria.

Ministri i Financave Robert Habeck ka thënë se qeveria gjermane ka refuzuar për herë të parë të mbështesë kompanitë që investojnë në Kinë për shkak të situatës së të drejtave të njeriut në provincën Xinjiang.

“Një kompani që operon në provincën e Ujgurit donte të zgjaste sigurimin shtetëror të investimeve dhe kërkesa nuk u miratua. Kjo është hera e parë që sigurimi i investimeve nuk zbatohet për arsye të të drejtave të njeriut,”-tha ai.

Sipas Reuters, revista Der Spiegel pa dhënë burime zbuloi se kopmpanioa në fjalë ishte ajo e Volksëagen.

Një zëdhënës i Volkswagen konfirmoi se kompania ka paraqitur aplikime për garanci investimi, duke shtuar se ende nuk kishte marrë një vendim zyrtar nga ministria.

Volksëagen ka një fabrikë në rajonin Xinjiang të Kinës, ku vendet perëndimore dhe organizatat e të drejtave thonë se Ujgurët etnikë përballen me shtypje sistematike. Ndërkohë Kina mohon akuzat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu