Silvio Berlusconi është parë së fundmi në shoqërine e të dashurës së tij 32 vjeçe Marta Fashina, duke lënë pas edhe problemet shëndetësore.
Ish-presidenti i Milanit dukej përsëri në formë teksa shihte ndeshjen dje në stadium së bashku me partneren e tij shumë më të re se vetja.
Ndërkohë ai ka ka dalë edhe në një konferencë të improvizuar për shtyp ku nuk mund të mungonin komentet për kuqezinjtë.
“Me Milanin kisha këtë traditë, që para ndeshjeve shkoja në dhomat e zhveshjeve për t’u dhënë lojtarëve shtysën e duhur. Dhe pastaj kthehesha pas ndeshjes për t’u bërë komplimente dhe për të komentuar. Ndërsa shkoja edhe në dhomat e zhveshjeve të kundërshtarëve për t’u uruar mirëseardhjen”, kujtoi ai në koferencë.