Ish-kryeministri italian dhe njëkohësisht kryetar i Forca Italia, Silvio Berlusconi, ka thënë se ka rivvendosur kontaktet me presidentin rus Vladimir Putin.
Ai tregoi se lider rus i kishte dhuruar 20 shishe vodka për ditëlindje, shoqëruar me njjë letër “të ëmbël”.
Të gjitha këto Berlusconi i beri me dije gjatë mbledhjes së asamblesë së Forza Italia për të zgjedhur kreun e grupit.
“Ministrat rusë kanë thënë tashmë në disa raste se ne jemi në luftë me ta, sepse po i ofrojmë armë dhe financim Ukrainës. Unë personalisht nuk mund të jap mendimin tim, sepse nëse i thuhet shtypit do të jetë një fatkeqësi, por jam shumë, shumë, shumë i shqetësuar. Unë kam rivendosur marrëdhëniet me presidentin Putin, paksa shumë.
Putini më dërgoi 20 shishe vodka dhe një letër shumë të ëmbël për ditëlindjen time. Unë iu përgjigja me shishe Lambrusco dhe një letër po aq të ëmbël. E takova si një person paqësor dhe të arsyeshëm.”, vazhdoi Berluskoni, i cili duke folur për konfliktin në Ukrainë, më pas shtoi:
“Shumë shpesh dëgjojmë për ndërhyrje me bomba bërthamore. Zoti na ruajt dhe i shpëtojmë këtij rreziku. Ukraina madje ka kërkuar të anëtarësohet në NATO. Nëse ai hynte në NATO, do të ishte një luftë botërore”.