Bërnabiç: Kurti nuk e do Serbinë e fortë, prandaj nuk e lejoi referendumin

0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e do Serbinë e fortë dhe kjo është arsyeja pse nuk e lejoi referendumin. Bërnabiç tha se Kurtit nuk mund t’i bëjnë asjgë as vendet e Quint’it.

“Kurti nuk e do Serbinë e fortë, kjo është arsyeja pse nuk e lejoi referendumin.Vendet e Quintit kanë treguar se nuk mund t’i bëjnë asgjë Kurtit, ose nuk duan sepse vetë thanë se e bënë maksimumin, por nuk mundën të bëjnë asgjë”, ka thënë Bërnabiç.

Referendumi në Serbi mbahet që të bëhen ndryshime kushtetuese, në mënyrë që t’i krijohet më shumë pushtet degës së Gjyqësorit në emërime dhe shkarkime. Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi.

Burimi: Novosti


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu