Një 39-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali, pas një skene në një funeral në kishë.
Më 3 nëntorit, gjatë një funerali në kishën e Madonna Pellegrina, në via Monti, Marinela Murati ka thirrur ‘Allahu Akber’ dhe ka tentuar të rrëmbejë një statujë dhe ta hedhë në tokë.
Sipas mediave italiane, në këtë moment, dy oficerë e kanë kapur dhe i kanë vënë prangat. 39-vjeçarja ka humbur ndjenjat.
Ajo u transportua me ambulancë në spitalin e Vigevanos (Pavia), ku edhe vdiq. Dy oficerë të policisë lokale janë nën hetim nën dyshimin për vrasje.