Tirana u mposht 0-2 përballë Besiktasit në “Air Albania”, sfidë ku morën pjesë më shumë se 10 mijë tifozë.
Skuadra nga Stambolli fitoi edhe sfidën e dytë dhe kaloi në raundin e tretë të Conference League me rezultatin e përgjithshëm 5-1.
Golat u realizuan në pjesën e dytë nga Daniel Amartey dhe Vincent Aboubakar, teksa skuadra nga Stambolli e mbylli takimin me dhjetë lojtarë. Pas daljes me të kuq të Arthur Masuaku në mesin e fraksionit të dytë.Djemtë e Orges Shehit, iu afruan golit në disa raste, por Hasani, Kaina, Deliu dhe Abazaj nuk konkretizuan rastet e krijuara. Besiktasi do të sfidojë në turin e tretë azerët e Neftchi Baku.