Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar.
Në Tiranë mesha e “Vigjiljes së Krishtit’ u mbajt në Katedralen e Shën Palit. Mesha e cila nisi në orën orën 23:00 (24 dhjetor) dhe vijoi deri në mesnatë u ndoq nga besimtarë të shumtë të cilët jo vetëm mbushën ambientet e brendshme të katedrales por qëndruan dhe jashtë.
Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj i cili drejtoi meshën për besimtarët katolikë përcolli mesazhin për më shumë dashuri dhe paqe.
Në katedralen e Shkodrës si rrallëherë këtë vit krishtlindja është pritur nga qindra besimtarë duke qëndruar edhe jashtë ambienteve të saj.
Mesha e shenjte u mbaj nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër – Pult, Monsinjor Angelo Massafra i cili në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e kësaj feste për të gjithë besimtarët, natë në të cilën drita fiton mbi errësirën.
Në Durrës mesha në vigjilje të Krishtlindjes u mbajt në Kishën Katolike Shën Dominiku në zonën e ish-Kënetës. Edhë në Lushnje qindra besimtarë kanë ndjekur meshën e shenjtë të Krishtlindjeve në kishën e Shën Palit e Pjetrit që e drejtori Famulltari i kishës Dom Gjoni.
Ndërsa sot mbahet mesha e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.
Bashkitë e qyteteve janë kujdesur të organizojnë ambiente festive në sheshet kryesore.
Në Tiranë koncerti u organizua në sheshin ‘Skënderbej’. Nisi me orkestër simfonike që më pas iu bashkua edhe kori i fëmijëve. I gjithë eventi ishte organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore.
Durrësi mblodhi qytetarët në bulevardin “Epidamn” ku u organizua një koncert festiv live që solli magjinë e festave. Shumë qytetarë preferuan të festojnë në shesh me muzikë të mirë dhe nën shoqërinë e miqve dhe të afërmve. Në Shkodër pas katedrales qytetarët vijuan festimet tek ‘qyteza festive’ sheshi i krijuar para bashkisë së qytetit.
Përveç anës spirituale dhe fetare festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë. Përgatitjet për këtë festë nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve.
Dhurata, ushqime të shumëllojshme, e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës nesër në drekën e Krishtlindjes duke ndarë urime dhe mesazhet për vit më të mbarë e më të mirë. Në shtëpi vendoset një kurorë, e thurur nga degë kashte dhe pishe, me katër qirinj të kuq që ndizen një nga një, çdo javë para Krishtlindjes.
Pas meshës në katedralen e Shkodrës festa vijoi në sheshin para bashkisë. Ndryshe nga vitet e tjera pritet që festa të vijojë deri në orët e para të mëngjesit.
Sheshi i pagëzuar si ‘qyteza festive’ mblodhi jo vetëm banorë të qytetit por dhe turistë të shumtë.
Të gjitha hotelet janë të rezervuar në Shkodër duke e kthyer këtë qytet në një destinacion për festat e fundvitit.
Pjesëmarrje e lartë besimtarësh në kremtimin e Krishtlindjes në Lezhë, një pjesë e ndoqën ritualin jashtë katedrales
Krishtlindja u kremtua edhe në Lezhë. Qindra besimtarë katolikë ju bashkuan ritualit fetar të lindjes së Jezu Krishtit në Katedralen e Shën Nikolli, ndërsa mesha e shenjtë e mbrëmjes të së dielës u drejtua nga Ipeshkvi i Lezhës Monsinjor Otavio Vitale. Në fjalën e tij para besimtarëve, ai foli për rëndësinë që ka Krishlindja, duke vënë theksin tek paqja në Gaza. Këtë vit pati një pjesëmarrje të lartë besimtarësh të cilët u detyruan të qëndronin edhe jashtë ambienteve të Katedrales për të ndjekur ritualin.
Mbahet mesha në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Imzot Dodaj: Mesazhi i Krishtlindjes bën të dallojmë errësirën nga drita
Në kryeqytet mesha e Vigjiljes së Krishtlindjes nisi në orën 23:00 në Katedralen e Shën Palit, ndërsa do të vazhdojë deri në mesnatë.
Imzot Gjergj Dodaj dha mesazhet e tij përpara besimtarëve.
“Mesazhi i Krishtlindjes bën të dallojmë errësirën nga drita”, tha ai më tej.
Në Elbasan mesha kryesore u zhvillua në ‘Kishën Shën Piu 10’.
Mbahet mesha e Krishtlindjes, mblidhen qindra qytetarë në Durrës dhe Lushnje
Kisha Katolike Shën Dominiku në zonën e ish-Kënetës të qytetit të Durrësit ka mbajtur mbrëmjen e sotme meshën në vigjilje të Krishtlindjes ku nuk kanë munguar edhe ritualet përkatëse që zhvillohen duke ndarë mesazhet e paqes dhe harmonisë.
Sakaq gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet ceremonia në Kishën e Apostull Pavlit dhe Shën Astit ku zhvillohet edhe ceremonia më e madhe për shkak të numrit të lartë të besimtarëve Ortodoks të kësaj kishe.
Edhë në Lushnje qindra besimtarë kanë ndjekur meshën e shenjtë të Krishtlindjeve në kishën e Shën Palit e Pjetrit. Meshën e drejtori Famulltari i kishës Dom Gjoni. Besimtarët fillimisht në ambientet e jashtme të Kishës janë takuar me njeri tjetrin dhe kanë uruar festën.
Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Shkodër në të gjitha kishat është kremtuar mesha e Krishtlindjes. Në katedralen e Shkodrës si rrallëherë këtë vit krishtlindja është pritur nga qindra besimtarë duke qëndruar edhe jashtë ambienteve të katedrales.
Mesha e shenjte është kremtuar nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër – Pult, Monsinjor Angelo Massafra i cili në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e kjësaj feste për të gjithë besimtarët, natë në të cilën drita fiton mbi errësiren…
Mesazhi i kësaj Krishtlindje siç u shpreh ai, është për paqen duke vënë theksin tek lufta në tokën e shenjtë.