Në respektim të masave anti-Covid dhe duke shmangur grumbullimet, këtë mëngjes po zhvillohet mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Mesha udhëhiqet nga kryepeshkopi Anastas Janullatos. Kryepeshkopi Anastas Janullatos, teksa uron besimtarët shkruan se dhurata më e bukur në këtë ditë është forcimi i besimit në Zot.
Ndërkohë që mbrëmë në Katedralen e ‘Shën Palit’, Imzot George Frendo ka mbajtur meshën e tij të fundit si Arqipeshkv, e ndërsa përcolli edhe mesazhe për më shumë dashuri dhe paqe mes njerëzve.
Besimtarët e krishterë në vendin tonë festojnë sot Krishtlindjen. Ky është viti i dytë që Krishtlindja festohet ndryshe, mes kufizimeve të vendosura nga pandemia e koronavirusit.





