“Besonin në një sekt fetar”, detaje nga tragjedia brenda familjes: Dyshohet të jenë flijuar për shkak të besimit

0

Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kombinat ku janë gjetur të pajetë nënë e bijë ndërsa vajza tjetër e familjes është nisur në gjendje kritike për jetën në spital

Mësohet se vajzat dhe e ëma ishin dëshmitare të Jehovait ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të besimit të tyre tek ringjallja pas vdekjes.

Edhe policia e kryeqytetit ka njoftuar se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak se tre gratë janë vetëflijuar, ndërsa kishin zbuluar ngjarjen për shkak se ato nuki ishin përgjigjur të vëllat në telefon dhe se banesa e tyre kur ky i fundit ishte interesuar për to, kishte qenë e mbyllur.

Djali ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në banesën në fjalë që ndodhet në Kombinat dhe pas hyrjes me focë kanë gjetur trupat e pajetë të Zhaneta Josifi., 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër Blerta Josifi , rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje kritike për jetën, dhe mbase ështqë e e vetmja që mund të hedhë dritë mbi shkaqet e rrethanat e ngjarjes nëse ia arrin të mbijetojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu