Besonin se do ringjalleshin, pastori: Me familjen Josifi mund të jetë bërë eksperiment

0

Vetëflijimi i nënës dhe i vajzës, Zhaneta dhe Anisa Josifit, me besimin se do të ringjalleshin, në Kombinat të Tiranës, tronditi jo pak opinionin publik në Shqipëri.

Pas ngjarjes u krijua një skepticizëm i qytetarëve, mbi disa sekte fetare dhe predikimeve të tyre.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe pastori, Akil Pano.

Ai ka deklaruar se në Shqipëri lëvizin grupe te rrezikshme njerëzish që praktikojnë satanizmin dhe ekzorcizmin.

Në studion e “Open”, Pano tha se ata njerëz që futeshin me çanta në shpinë në shtëpinë e familjes Josifi nuk dukeshin normalë.

Akil Pano shtoi më tej se gratë e familjes Josifi mund të jenë bërë edhe pjesë e një eksperimenti njerëzor, për të parë se sa mund të përballonin.

Ai u shpreh:

Ka grupe satanike që qarkullojnë në Shqipëri. Këta individë mund t’i jenë nënshtruar një eksperimenti njerëzor se deri ku do të mbërrijnë. Njerëz me çanta në shpinë që futeshin dhe dilnin nga shtëpia e tyre. Ka dhe grupe që praktikojnë ekzorcizmin…Ne u izoluam për disa javë gjatë pandemisë dhe unë merrja qindra mesazhe që njerëzit i kishte kapur depresioni. Kjo gjë nuk ishte normale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu