‘Beteja’ zhvendoset në rrjete sociale! Binjakët ‘heqin’ motrat Hoxha nga Instagrami. Donaldi eliminon dhe Arbanën

0

Nga prapaskenat e Big Brother VIP, ‘lufta’ tashmë është zhvendosur në Instagram. Binajkët Veshaj kanë hequr nga personat që ndjekin, dy motrat Hoxha, Lori dhe Sara të cilat ishin edhe producentet e Big Brother VIP.

Donald Veshaj, i cili ka dalë i pakënaqur pasi çmimin e madh e rrëmbeu balerini Ilir Shaqiri ka vendosur t’i mbajë inat edhe moderatorës Arbana Osmani, duke e eliminuar edhe atë. Por vetë moderatorja vijon ta ketë në listën e personave që ndjek Donaldin. Ndërsa Romeos siç duket i ka ‘shpëtuar’ emri i Arbanës dhe e ndjek ende.

Big Brother VIP përfundoi një natë më parë dhe 100 mijë eurot i fitoi Ilir Shaqiri. Pakënaqësia e rivalit më të fortë të balerinit, Donald Veshaj nisi që mbrëmë në prapaskena. Ai është filmuar teksa bashkë me të vëllanë përplaset me produksionin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu