Administratori Gjergj Buxhuku vlerëson se pavarësia politike e drejtuesve të Autoritetit të Konkurrencës është jetike në kushtet kur oligopolet dhe monopolet janë zotëruese në gjithë tregjet e vendit. Sipas Buxhukut, ato janë krijuar nëpërmjet vendimeve politike korruptive dhe për shkak të mosveprimit në vazhdimësi të agjencive rregullatore të tregut, sikurse është Autoriteti i Konkurrencës.
Denar Biba u emërua kryetar i Autoritetit të Konkurrencës me 72 vota pro dhe 37 kundër në seancën plenare të së enjtes. Më herët, ai ka mbajtur detyrën e anëtarit dhe Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.