Biden: 20 mijë vdekjet në Gaza janë një tragjedi

0

Numri i 20 mijë të vdekurve në Gaza është “një tragjedi”. Presidenti i SHBA Joe Biden ua tha këtë gazetarëve në Milwaukee, Wisconsin, duke iu përgjigjur një kërkese për të komentuar vlerësimin e ri të ofruar nga autoritetet e Hamasit që kur Izraeli filloi bombardimin e Rripit.

Votimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e re për Gazën është shtyrë sërish. “Këshilli i Sigurimit ra dakord të vazhdojë negociatat sot për t’i dhënë më shumë kohë diplomacisë.

Dhe presidenca do të ricaktojë miratimin për të enjten në mëngjes,” tha presidenti i rradhës i trupit, ambasadori ekuadorian Jose Javier De La Gasca Lopez-Dominguez.

Hamasi ka refuzuar propozimin e Izraelit për një armëpushim dhe nuk do të pranojë një marrëveshje derisa të hyjë në fuqi pauza e luftimeve.

Oferta izraelite përfshinte një armëpushim për një javë në këmbim të 40 pengjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu