Biden fyen Putinin: ‘Një bir k*rve i çmendur’

0

Presidenti i SHBA, Joe Biden e ka quajtur Vladimir Putinin “një bir k*rve i çmendur” gjatë një eventi për mbledhje fondesh në Kaliforni:

“Ne kemi një bir k*rve të çmendur si Putini dhe të tjerë dhe duhet gjithnjë të shqetësohemi për një luftë nukleare, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima,” tha Biden.

Eventi u zhvillua në San Francisko dhe u ndoq nga një grup i vogël gazetarësh.

Biden më herët e ka quajtur Putinin, që urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 2022, “një kasap” dhe “një kriminel lufte”. Shtetet e Bashkuara do të lajmërojnë një paketë sanksionesh të reja kundër Rusisë të premten në lidhje me vdekjen në burg të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu