Rusia ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden se Moska po kërkon të gjejë një justifikim për të sulmuar Ukrainën.
Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov ka kritikuar presidentin Biden për deklaratat e këtij të fundit se Rusia mund të sulmojë Ukrainën “brenda disa ditëve”, transmeton BBC.
Në komentet e raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, Peskov tha: “Për fat të keq, tensioni vazhdon të rritet me deklarata të tilla”.