Biden: Kam urdhëruar administratën time që të vendosë sanksione ndaj Nord Stream 2

0

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar sanksione ndaj prodhuesve të gazsjellësit Nord Stream 2 që lidh Rusinë dhe Gjermaninë. BBC shkruan se sipas Presidentit Joe Biden ky është kësti i parë i sanksioneve që është vendosur mbi Nord Stream 2, por nuk i cilësoi se cilat ishin ato.

“Sot, kam urdhëruar administratën time që të vendosë sanksione ndaj Nord Stream 2 AG dhe oficerëve të saj të korporatës. Këto hapa janë një pjesë tjetër e këstit tonë fillestar të sanksioneve në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.” tha Biden.

Projekti prej 10 miliardë eurosh (8.4 miliardë £) u përfundua shtatorin e kaluar. Vendimi i SHBA vjen pasi kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se tubacioni do të qëndronte i mbyllur në përgjigje të lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu