Biden kërcënoi personalisht Putin, reagon zëdhënësi i Kremlinit: S’kanë efekt, janë shkatërrimtare

0

Zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin, Dimitri Peskov u përgjigj për kërcënimet e presidentit amerikan Joe Biden se do të marrë sanksione personale ndaj homologut rus nëse sulmon Ukrainën. Dimitri Peskov se këto masa ndaj Putin nuk kanë asnjë efekt, përkundrazi, janë antifrytdhënëse për të reduktuar tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë lidhur me Ukrainën.

“Politikisht, nuk është e dhimbshme, është shkatërrimtare. Shpresoj që një bisedë e mirë dhe e hapur do të mbahet me qëllim arritjen e rezultatit maksimal të mundshëm”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov.

Lidhur me kërkesat e senatorëve dhe kongresmenëve amerikane për të ngrirë asetet e ushtarakëve rusë jashtë vendit, Peskov tha se ata nuk kanë informacione minimale se ushtarakët rusë nuk u lejohet të kenë asete dhe pasuri publike jashtë Rusisë.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit janë tensionuar shumë gjatë muajve të fundit lidhur me Ukrainën. Presidenti Biden dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken kanë kërcënuar Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin që të mos përgatiten ushtarakisht për të sulmuar Ukrainën, pasi në të kundërt do të vuajnë pasoja të rënda edhe sanksione.

Qëndrimi ndaj Ukrainës ka ndarë NATO-n. Gjermania ka refuzuar të dërgojë armatime në Ukrainë. Presidenti kroat Zoran Milanoviç deklaroi dje se nuk do të dërgojë asnjë ushtar në Ukrainë në rast të konflikti ushtarak mes dy vendeve.

As bisedimet në Gjenevë nuk dhanë rezultatet konkrete për të çtensionuar krizën për Ukrainën.

SHBA dhe aleatët e saj janë përfshirë prej vitesh në konflikt të hapur me Rusinë që prej rrëzimit të Viktor Janukoviç duke u përpjekur ta integrojnë Ukrainën në NATO. Rusia ka akuzuar SHBA se ka shkelur premtimet që nuk do të zgjerohet në Europën Lindore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu