Uashington – “Kam thënë që do të jetë një çmim që do ta paguajë”, kështu u shpreh presidenti i SHBA Joe Biden teksa dha një koment për gazetarët në Delware.
“Kam dëgjuar disa gjëra që ende nuk janë konfirmuar.
Por fakti i kësaj çështjeje është se Putini është përgjegjës.
Pavarësisht nëse e urdhëroi ai apo jo, ai është përgjegjës për rrethanat.
Është një pasqyrim se kush është ai. Nuk mund të tolerohet,” tha Biden.