Presidenti amerikan Joe Biden do të presë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të martën, edhe pse diskutimet mbi një marrëveshje ndihme për Ukrainën kanë mbetur të bllokuara në Kongres.
Vizita e dytë e Zelensky në Uashington që nga fillimi i luftës në Ukrainë ,e njoftoi Shtëpia e Bardhë ditën e sotme. Ai e vizitoi SHBA-në për herë të fundit në shtator.
Vizita e Zelensky vjen në një moment kritik të negociatave të Kongresit për ndihmë urgjente për Ukrainën. Takimi ka për qëllim të “theksojë angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur popullin e Ukrainës ndërsa ata mbrojnë veten kundër pushtimit brutal të Rusisë”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
“Ndërsa Rusia shton sulmet e saj me raketa dhe dron kundër Ukrainës, udhëheqësit do të diskutojnë nevojat urgjente të Ukrainës dhe rëndësinë jetike të mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në këtë moment kritik,” tha ajo.