GJIROKASTËR – Elektriçisti Agron Manaj humbi jetën sot teksa po kryente riparime në një shtyllë tensioni të lartë për të kthyer energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çërrillë të Memaliajt (Tepelenë), ku Manaj së bashku me kolegun e tij po punonin për të riparuar një difekt në këtë shtyllë tensioni. Për fatin e keq, të dy kanë rënë në kontakt me energjinë dhe të dy elektriçistët janë dërguar në spital.
54-vjeçari Agron Manaj nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Kolegu i tij është 55-vjeçari A.H.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.






