Bie nga 8 metra lartësi në punë, humb jetën i riu shqiptar në Itali

0

I riu ishte duke punuar në instalimin e një tharëse në një fermë në Sant’Apollinare, një fshat i Rovigo.

Një djalë shqiptar, vetëm 23-vjeç ja humbur tragjikisht jetën si pasojë e një aksidenti në punë.

Sajmir Thartori jetonte në Zevio Verona. Ai vdiq në spitalin Rovigo pas dëmtimeve të pësuara nga rrëzimi nga një lartësi prej 8 metrash ndërsa ishte duke punuar në instalimin e një tharëse në një fermë në Sant’Apollinare, një fshat i Rovigo.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane autoritetet italiane po hetojnë në lidhje me respektimin e masave për sigurinë në punë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu