Bie nga ballkanoi 3-vjeçarja shqiptare në Itali

0

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sestri Levante të Genova-s në Itali. Mediat raportojnë se një 3-vjeçare shqiptare ka rënë nga kati i tretë i pallatit dhe ka pësuar lëndime në trup.

Vogëlushja ka rënë në ballkonin e katit të parë, dhe kjo i ka shpëtuar asaj jetën.

Ajo ka mbetur pa frymë, por fatmirësisht u dërgua shpejt me helikopter drejt spitalit. Nën kujdesin dhe punën intensive të mjekëve, vajza filloi përsëri të marrë frymë.

Në momentin e ngjarjes e vogla ishte në shtëpi me vëllain 5-vjeçar dhe një kushëri 13-vjeçar.

Sipas rrëfimit të kushëririt, tre fëmijët ishin duke luajtur kur vajza e vogël u ngjit në një karrige dhe më pas ra.

Karabinierët sqaruan se tre fëmijët kishin mbetur vetëm pasi tezja e tyre ishte larguar kishte dalë për të kryer një punë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu