Bie nga kati i 5-të i pallatit, ndërron jetë në vend 36-vjeçarja

0

Një 36-vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati në Tiranë.

Mësohet se për shkaqe ende të panjohura, e reja me inicialet M.Ll., është vetëhedhur nga një pallat në në rrugën “Aleksandri i Madh”  këtë të Enjte në orën 17:40, ndërsa ka ndërruar jetë në vend.

“Më datë 02.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Aleksandri i Madh” është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit, shtetësja M.Ll., 36 vjeçe, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu