Bie nga lartësia, humbet jetën punëtori

0

 

Brenda rreth një ore humbet jetën punëtori i dytë në Tiranë aksidentalisht në punë. Pasditen e sotme rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi ka rënë nga lartësia një 56-vjeçar me inicialet I. B. duke gjetur vdekjen në vend.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke vijuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë që mesditën e sotme rreth orës 14:50, një 35-vjeçar ndërroi jetë në një fabrikë prodhimi parafabrikat në Kamëz. 35 vjeçarin dyshohet se e kapi makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu