Hidhet nga pallati, humb jetën 50-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë gjatë mëngjesit të sotëm. Policia thotë se po punon për identifikimin e viktimës, dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.07.2021, rreth orës 06:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati, një shtetas ende i pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.