Nga spitali Covid-1, burimet bëjnë me dije se ka një rënie të urgjencave dhe shtrimeve në spitale nga koronavirusi. Gazetari Skëndaj theksoi se sot në spitalet Covid janë të shtruar 125 pacientë, ndërsa në shtator të këtij viti ky numër ishte më shumë se dyfish.
Ajo që mbetet shqetësim për mjekët është fakti se në mesin e të shtruarve, që vijnë në gjendje tejet të rënduar, pasi kanë qëndruar në shtëpi me kura spitalore, ka edhe të rinj. Kështu, në spital ndodhet i shtruar një 19-vjeçar dhe një 23-vjeçar, ky i fundit me të paktën një muaj i shtruar, si dhe një 36-vjeçar.
Të infektuarit mbërrijnë në spital me mbi 70% të mushkërisë së prekur, por edhe me 100% të mushkërisë të prekur nga virusi, ku këta të fundit tashmë kanë hyrë në fazën e katërt të virusit.





