Bieber flet për varësinë nga droga: Rojet e sigurisë më kontrollonin pulsin gjatë natës që të siguroheshin se isha gjallë

0

Superylli kanadez përveç famës së fituar nga talenti i tij,u bë qendra e vëmendjes për sjelljen e tij aspak të mirë dhe për varësinë ndaj drogës.Gjendja e tij ka qenë aq e rëndë sa rojet e sigurisë hynin në dhomën e tij natën dhe i kontrollonin pulsin për t’u siguruar që ai ishte akoma gjallë.

“Ishte sikur  pata gjithë këtë sukses dhe ende ndihesha i trishtuar dhe në dhimbje.Ende i kam këto çështje të pazgjidhura. Dhe mendova se i gjithë ky sukses do të bënte gjithçka të shkonte mirë. Ilaçet ishin një agjent mpirës që thjesht të vazhdoja të jetoja “, tha ai.

Këngëtari foli mbi këto beteja, si dhe për zbulimin e sëmundjes nga e cila po vuante; Lyme,shkruan InfoWebTv.

“Të them të drejtën, jam shumë herë më i shëndetshëm dhe kisha shumë gjëra që po ndodhnin. Kam vuajtur nga sëmundja Lyme,” tha Bieber. “Por gjithashtu po lundroja në një terren emocional, i cili kishte shumë të bënte me të. Dhe na pëlqen të fajësojmë shumë gjëra për gjëra të tjera.”

(Sëmundja Lyme është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteria Borrelia)

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu