Bien në kanal dy makina në Lushnje, pesë të plagosur

0

Një aksident me pesë persona të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lushnje-Berat.

Dy makina, një fuoristradë dhe një “Ford” përfunduan në kanal rreth orës 18:30.

Pesë të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaron se dy makinat, “Land Rover”-i dhe “Ford”-i me drejtues përkatësisht H. S. rreth 50 vjeç, banues në Berat dhe Q. P. 41 vjeç, banues në Lushnjë u përplasën dhe përfunduan të dy në kanal.

Si pasojë u plagosën dy drejtuesit e makinave, dy pasagjerët te “Ford”-i, O. T., dhe F. T dhe pasagjerja te “Land Rover”-i, L. S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu