Graniti është i larguari kësaj mbrëmje në Big Brother VIP. Pas votave të publikut, Granit u eliminua duke lënë kështu shtëpinë e famshme pas një muaji qëndrimi brenda.
Largimin e Graniti e përjetoi rëndë Fifi, e cila në mes lotësh u përshëndet me të, teksa banorët e tjerë u munduan ta qetësonin këngëtaren. Graniti bëhet banori i pestë që u largua nga spektakli, katër që u larguan nga vota e publikut dhe Igli që e la shtëpinë javën e kaluar për shkak të arsyeve shëndetësore.
Kujtojmë që Graniti ishte ndër banorët më të komentuar që nga fillimi i spekataklit, pas raportit të afërt me këngëtaren e njohur, Fifin.