“Big Market” bullizon vajzën me Hixhab: në ambientet e punës nuk mund të lejohet asnjë vajzë me shami…

0

Kjo është Elsa nga Shkodra.

Elsa ka përfunduar studimet pasuniversitare si eksperte kontabël universitetin Luigj Gurakuqi Shkodër dhe është vlerësuar në temën e diplomës me notën 10.

Ajo zotëron 3 gjuhë të huaja, anglisht, gjermanisht dhe turqisht.

Një vajzë energjike e komunikueshme dhe që rrezaton vetëm pozitivitet. Sot Elsa ka marrë një lajm i cili e ka thyer, trishtuar dhe e ka bërë të ndihet e bulllizuar.

Ndërkohë që bënte gati uniformën e saj të re të punës, për të filluar si kontabiliste pranë njërit nga filialet rrjetit të madh Big Market në qytetin e Shkodrës, pasi ishte pranuar me initervistë në atë filial, ajo ka marrë një telefonatë e cila i komunikon se pronari i madh i Big Market, ka dhënë urdhër të prerë se në ambientet e punës nuk mund të lejohet asnjë vajzë me shami, pasi s’duam të shfaqim haptazi bindjet fetare e politike në ambientin e punës.

Urojmë se këtë radhë Elsa do ta fitojë kauzën e saj… sepse kauza e saj është e shumë vajzave si ajo.

(Rasti në fjalë është denoncuar në rrjetin sociale META)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu