Bilanc tragjik në Gaza! Mbi 11 mijë të vdekur, mes tyre 4,630 fëmijë

0

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, e cila ka disa javë që ka nisur duket se nuk po i kursen civilët, mes tyre dhe fëmijë.

Së fundmi bëhet me dije se bilanci është rënduar.

Ministria e Shëndetësisë palestineze deklaron se numri i të vdekurve ka shkuar në 11,240. Numri i viktimave që prej 7 tetorit përfshin 4,630 fëmijë dhe 3,130 gra, sipas zëdhënësit të autoritetit.

Kujtojmë se Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë aftësinë e Hamasit për të qeverisur me Gazën dhe për të sulmuar Izraelin.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se pasi të përfundojë lufta dhe të mposhtet Hamasi, trupat izraelite do të mbajnë “përgjegjësinë për sigurinë e përgjithshme” për një periudhë të pacaktuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu