Bilanci i FUNDIT i ministrisë së Shëndetësisë: Numri i të vdekurve në Gaza kalon 10.000

0

GAZA- Raporti i fundit i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, zbulon se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor ka tejkaluar 10,000.

Ashraf Al Qudra, zëdhënës i ministrisë, tha se 10,022 palestinezë në enklavë ishin vrarë nga sulmet izraelite, duke përfshirë 4,104 fëmijë, 2,641 gra dhe 611 të moshuar. Këto shifra sugjerojnë se rreth tre të katërtat e të vdekurve janë nga popullata vulnerabël, shkruan CNN.

Ministria raportoi se 25,408 persona të tjerë janë plagosur.

Lufta Izrael-Palestinë

Izraeli i shpalli luftë Hamasit pasi grupi militant islamik filloi një sulm brutal më 7 tetor, duke vrarë 1400 në Izrael dhe duke rrëmbyer më shumë se 240. Izraeli u hakmor duke nisur një ofensivë ajrore dhe tokësore në Gaza, duke u zotuar të eliminojë grupin militant. Mijëra më shumë palestinezë janë vrarë në Gaza në muajin e fundit sesa ata që vdiqën në konfliktet me Izraelin gjatë 15 viteve të fundit. Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet javën e kaluar në kampin më të madh të refugjatëve në Gaza mund të përbëjnë krime lufte duke pasur parasysh shkallën e viktimave dhe shkatërrimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu