Bilanci i viktimave nga lufta/ Mbi 6500 civilë ukrainas kanë humbur jetën, mes tyre shumë fëmijë dhe gra!

0

Të paktën 6,595 civilë ukrainas kanë vdekur dhe 10,189 të tjerë janë plagosur që kur Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, më 24 shkurt të këtij viti, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njerëzve (OHCHR).

Në mesin e të vdekurve janë të paktën 415 fëmijë, 2,575 burra, 1,767 gra dhe 1,838 të rritur të tjerë, gjinia e të cilëve ende nuk është identifikuar, raportoi CNN-i të martën.

Shumica e viktimave janë në Donbas – rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Komisioni tha se shifrat aktuale janë “dukshëm më të larta” për shkak të mungesës ose informacionit të vonuar në zonat ku konflikti është intensifikuar, duke përfshirë qytete të tilla si Mariupol, Izium, Lysychansk, Popasna dhe Severodonetsk.

Shumica e viktimave të regjistruara ishin rezultat i armëve shpërthyese me efekte të zonës së gjerë, si granatimet nga artileria e rëndë, sistemet e raketave të shumta lëshuese, raketat dhe sulmet ajrore, shtoi raporti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu