“Bild” raporton: “Raiola nën kujdes intensiv, për një sëmundje të mushkërive”…

0

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Mino Raiola do të shtrohej në terapi intensive për një sëmundje të mushkërive (por jo e lidhur me Covid).

Pas operacionit tetë ditë më parë, stafi i tij kishte qetësuar mjedisin. Vetë Alberto Zangrillo, kreu i spitalit të Milanos (dhe president i Genoas) kishte konfirmuar, se “operacioni ishte planifikuar prej disa kohësh”.

Mirëpo tani nga Gjermania po përflitet për një gjendje më shqetësuese të shëndetit të agjentin e njohur, i cili ka ndër klientët e tij Ibrahimovic, Haaland, Donnarumma, Pogba, Verrati dhe De Ligt.

“Bild” raporton se Mino Raiola i është nënshtruar një terapie intensive të mushkërive…

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu