Biletat e finales deri në 1000 euro?/ Çfarë tha Eduart Grishaj: “All inclusive”, do ketë për të ngrënë dhe për të pirë…

0

Finalja e këtij edicioni të “Big Brother VIP” mezi po pritet nga i gjithë publiku që është apasionuar shumë pas këtij “reality-show”.

Shumë është përfolur se kjo finale do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, megjithatë kjo është hedhur poshtë ditën e sotme nga regjisori i këtij spektakli Eduart Grishaj. Grishaj foli edhe për biletat të cilat tashmë kanë dalë në treg dhe çmimiet nisin nga 500 euro.

I ftuar në finalen e emsionint “Fan Club”, ai tha se finalja do zhvillohet në studiot e Top Channel dhe se njerëzit kanë në dispozicion 150 bileta për ta ndjekur atë nga afër. Ai tha se çmimi është me këtë vlerë pasi paketa përfshin takim me banorët, e po ashtu ushqim dhe pije.

“Finalja do bëhet në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. Është bërë shumë tërkuzë historia e biletave. 150 vende pë rata persona që do jenë fatlumë nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër Është një biletë e veçantë. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë.”- tha regjisori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu